Arbër Vllahiu në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë - Foto: Facebook

Vllahiu: Shqetësimet dhe Problemet e Bashkësisë Islame Janë të Përbashkëta

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Me përfaqësuesit e Këshillit Vllahiu ka thënë se ka biseduar për çështjet e ndërlidhura me punën dhe veprimtarinë.

“Për t’i përkrahur dhe gjetur zgjidhje të përbashkëta për të gjitha objektet fetare, pasuri dhe vlerë e qytetit. Një trashëgimi jo vetëm fetare por edhe kulturore e historike e kryeqytetit dhe gjithë Kosoves”, ka shkruar Vllahiu në profilin e tij në “Facebook”.

Më tej, Vllahiu ka  theksuar se shqetësimet dhe problemet e Bashkësisë Islame janë shqetësime dhe çështje të përbashkëta.

“Kryeqyteti ka trashëgimi dhe atë duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë”, thuhet në postimin e kandidatit të AAK-së për të parin e kryeqytetit.