Jeta Xharra në Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Sonte në Debat Pernime, Përballja për Strugën

Në debatin e sontëm, i cili transmetohet në TV ART CHANNEL të Tetovës në Maqedoni dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, do të ballafaqohen drejtpërdrejt kandidatët që garojnë për kryetar të Komunës së Strugës, Lavdrim Elmazi (Besa), Vasil Ashtalkoski (LSDM) dhe Ziadin Sela (Aleanca për Shqiptarët).

Debatet do të transmetohen në TV ART CHANNEL deri më 7 tetor dhe Drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com dhe PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.