Tentuan të vidhnin në një shtëpi në Prishtinë, të dyshuarit gjuajtën me armë zjarri teksa ikën (VIDEO)

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e tij.

Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit, gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, derisa rasti është në hetime.

Rasti ka ndodhur më 15 korrik rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën ‘Shaban Shala’ në lagjen ‘Kodra e Trimave’.

KALLXO.com ka siguruar pamje të dy personave të maskuar që shtijnë me armë teska po iknin nga vendi i ngjarjes.

Një banor i rrugës ‘Shaban Shala’ ka thënë për KALLXO.com që në lagjen e tyre është hera e tretë që persona të armatosur  dhe me maska hyjnë për të vjedhur.

Më poshtë gjeni videon: