Foto: KRU Prishtina

Kodra e Trimave dhe rruga e Llapit mbesin pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a njofton se konsumatorët e lagjes “Kodra e Trimave” dhe rruga e Llapit do të mbesin pa ujë deri nesër.

Sipas njoftimit, gjatë ditës KRU “Prishtina”, ka hasur në një defekt me ç’rast uji është futur në kanalet e operatorëve si KEDS dhe uji nuk është shfaqur mbi sipërfaqe.

“Sot gjatë ditës kemi hasur në një defekt të ndërlikuar, ku për pasojë kemi pasur humbje të mëdha uji, ujë i cili është futur në kanalet (tubacionet) e operatorëve tjerë si KEDS apo të tjerë, për këtë shkak uji nuk është shfaqur mbi sipërfaqe”, thuhet në njoftim.

Në një njoftim tjetër KRU “Prishtina” bëri të ditur se pavarësisht tentativave për rikthim të furnizimit me ujë për disa zona, punonjësit nuk kanë arritë të zgjidhin problemin.

Si pasojë e kësaj, KRU “Prishtina” njofton qytetarët e asaj zone se deri nesër do të mbesin pa ujë.

“Të nderuar konsumatorë të Lagjes Kodra e Trimave, zonat rr. e Llapit dhe zona përreth, ju njoftojmë që pavarësisht të gjitha tentativave për rikthim furnizimi me ujë, të paktën për disa zona, punonjësit nuk arritën të zgjidhin problemin. Linja e tensionit të lartë të energjisë elektrike dhe puseta beton arme mbi linjë, e kanë bërë të pa mundur të kryejn sanimin ekipet e terrenit. Deri nesër mbesin pa ujë, zonat e lartëpërmendura. Nesër ekipet tona, në koordinim të plotë me ekipet e KEDS do të jenë në terren, fillimisht për të eliminuar rrezikun e tensionit të lartë dhe pastaj për të ndërhyrë në linjen AC DN 200 mm”, thuhet në njoftim.