Bardhyl Dauti, PDSH, Tetove. Foto: Atdhe Mulla

PDSH e Tetovës Premton Fokus në Prodhimet e Pollogut

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti, premtoi investime në infrastrukturë nëse zgjidhet kryetar ikomunës në zgjedhjet e 15 tetorit.

Dauti premtoi ndërtimin e katër parkingjeve në këtë komunë ndërsa përmes një plani të ri urbanistik tha se do të angazhohet në ruajtjen e një kohezioni arkitekturor i qytetit.

Ai tha se do ta rindërtojë rrjetin e ujësjellësit ndërsa paralajmëroi një hap për promovimin e produkteve të rajonit të Pollogut.

“Do të udhëheqim fushatën ‘Respekto Produktin e Pollogut’. Restoranet që do të furnizojnë këto produkte do të kenë lehtësime në tatime”, tha Dauti.

Ai premtoi gjithashtu se çdo shkollë e mesme do ta ketë të punësuar nga një psikolog, një mjek dhe një infermier.

Në këtë debat marrin pjesë Adnan Neziri (Aleanca për Shqiptarët), Bardhyl Dauti (Partia Demokratike Shqiptare), Bilall Kasami (Lëvizja BESA) dhe Teuta Arifi (Bashkimi Demokratik për Integrim).

Pjesëmarrjen e ka refuzuar kandidatja e VMRO-së, Nermin Telovska.

Debatet do të transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.