Selim Pacolli. Foto: Facebook

Pacolli Thirrje Rivalëve t’ia Urojnë Fitoren

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli gjatë një tubimi me me qytetarët në Hajvali ka kërkuar besimin e tyre duke premtuar se do të jetë në shërbimin e qytetareve ne secilin moment.

Ai ka kritikuar qeverisjet e deritanishme në kryeqytet, duke thënë se 17 vitet e fundit asnjë premtim që është dhënë për Prishtinën nuk është mbajtur.

Fillimisht të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua deputeti nga radhët e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, i cili tha se po vjen koha kur Prishtina do të qeveriset nga qytetarët e saj.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli kërkoi votën në Hajvali, pasi tha se AKR është alternativa e vetme që Prishtina do t’i kthehet qytetarëve të saj, ndërsa, porositi  kundërkandidatët të përgatiten për  t’ia uruar fitoren pas 22 tetorit. /21Media