Isa Mustafa | Foto: Facebook

Mustafa do Debat për Punët e Kryera në Prishtinë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kërkuar sot debat për punët e kryera në Prishtinë nga LDK-ja dhe Vetëvendosja.

“Kërkoj debat dhe opinionin tuaj në ditët në vijim në temën: Çfarë punoi LDK për katër vite në Prishtinë dhe çfarë punoi VV, në fusha të ndryshme”, shkroi Mustafa.

Ai debatin e kërkuar e arsyetoi me dëshirën e të gjithëve për ta parë mirë Prishtinën.

“Të gjithë ne e duam një Prishtinë të ndërtuar, të zhvilluar mirë. Këtu jetojmë. Fushata dhe kritikat e ndërsjella, pa marrë parasysh kah vijnë, nuk na bën të ndihemi se i kemi zgjidhur problemet. Duhet të flasim me fakte për të mirat dhe për dobësitë”, shkroi më tutje Mustafa.

Ai më tutje përmendi projektet që nisën në kohën kur drejtonte Prishtinën.

Shkroi për projektin e kogjenerimit- ngrohjen e prishtinasve nga avulli i lëshuar prej Termocentralit Kosova B, për fabrikën e ujit në Shkabaj dhe për ndërtimin e shesheve “Ibrahim Rugova” e “Zahir Pajaziti.

Në fund Mustafa pyeti qytetarët se cilin projekt të madh e nisi dhe e përfundoi Vetëvendosja në kryeqytet.

Dje në kuadër të Debatit Pernime u zhvillua përballja me tensione dhe shumë replika e kandidatëve për kryetar të Prishtinës.