Debat Pernime për Prishtinën. Foto: Atdhe Mulla

‘Kunxhat’ Ndërmjet Rivalëve të Prishtinës

Pengesat rrugore si mbrojtje e trotuareve që Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka vendosur në Prishtinë gjatë mandatit të tij u kthyen në metaforë të kritikave në mes të kundërkandidatëve për këtë komunë.

Të ashtuquajturit ‘kunxha’, ishin të temë diskutimi pa dallim nga fusha për të cilën kandidatët po debatojnë në  #DebatPernime.

Sipas kandidatit nga Partia Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, kunxhat e vendosur “nga Ahmeti janë simbol i keqqeverisjes.

“Të bëjmë stacione lokale të gazit, ne pretendojmë se nëse e ndalim përdorimin e qymyrit pa e sjellë alternativën është si të vendosim kunxhat pa parkingje prandaj ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, Ahmeti tha se ‘kunxhat’ që po kritikohen nga Çelaj, janë kërkuar në çdo lagje.

“Në masë të përkohshme i kemi vendosë kuxhjat. S’ka lagje në Prishtinë që nuk i kërkon”, tha Ahmeti.

Sa i përket kunxhave, kritika shprehu edhe Arbër Vlllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që sipas tij nuk ekziston në asnjë qytet të madh në botë.

“Le të më tregon në pjesën e qendrës së qytetit (në Londër), nuk ka kunxha. Unë i kam përballë banesës 100 kunxha që m’i ka ngjit të zbukurara me mozaik”, tha Vllahiu.

Ndërkaq, Rifat Deri nga Alternativa ishte i vetmi që përkrahu idenë e Ahmetit për vendosjen e kunxhave.

Ai përballë Jeta Xharrës i tregoi Vllahiu fotografi të kungjave në një qytet europian.

Në debat po marrin pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV).