Limaj e Hasani në Gjilan | Foto: Facebook

Limaj: Nuk japim Premtime e Mashtrime

Lideri i Nismës Fatmir Limaj gjatë tubimit të këtij subjekti në Gjilan tha se nuk është këtu për të dhenë premtime dhe mashtrime.

“Ne nuk vijmë këtu duke shfrytëzuar pozitat tona shtetërore me dhanë premtime e mashtrime në emën të marrjes së një vote”, tha Limaj.

Në tubim, Bajram Hasani, kandidati i Nismës për kryetar të Gjilanit, shpalosi programin e tij për këtë qytet.

Hasani deklaroi se do ta krijojë një zonë të lirë ekonomike në Gjilan, një impiant të ujërave të zeza, ndërsa përmendi edhe ndërtimin e një stadiumi.