Komuna e Suharekës ndan 5 mijë euro për qytetarin të cilit iu dogj shtëpia nga goditja e rrufesë
Komuna e Suharekës ka ndarë 5 mijë euro qytetarin, shtëpia e të cili u dëmtua dhe u dogj si shkak i goditjes nga rrufeja.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Suharekës më 27.06.2024.
Njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe hedhja në votim të kërkesës së datës 30 maj 2024 nga i dëmtuari i fshatit Nishor, i cili kishte kërkuar ndihmë financiare lidhur me dëmet të cilit iu kishin shkaktuar në shtëpi shkaku i goditjes së rrufesë.
“Me datën 30 maj 2024 Kryetari i Komunës ka pranuar një kërkesë nga A.B. nga fshati Nishor i cili kërkon ndihmë për shkak se më 26.05.2024 i është djegur shtëpia nga rrufeja, në këtë rast ekzekutivi ka pranuar kërkesë ka ndarë vlerën në shumë prej 5 mijë euro” – tha Bexhet Kuçi, kryesues i Kuvendit Komunal.
Përndryshe, miratimi i kërkesës për palën e dëmtuar në vlerë prej 5 mijë euro u konfirmua edhe nga Zyra për Informim dhe Komunikim nga Reshat Reshitaj.
Në lidhje me kërkesën e të dëmtuarit, u diskutua edhe në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal të Suharekës të datës 30 Maj 2024.
Më 26.05.2024 një shtëpi u përfshi nga flaka në Nishor të Suharekës.
Zjarri dyshohej se ka ndodhur nga goditja prej rrufesë. Kështu kishte njoftuar Organizata Vullnetare, Zjarrfikësit dhe Shpëtimi, e cila ka thënë se zjarri është lokalizuar pa dëme të mëdha.
Një shtëpi përfshihet nga flaka në Nishor të Suharekës, dyshohet se u godit nga rrufeja