Debat Pernime, Dragash. Foto: Atdhe Mulla

Kandidatët e Dragashit në Debat Pernime

Në Debat Pernime të premten mbrëma janë përballur kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit.

Në këtë debat kandidatët Admir Sholla (JGP), Fatmir Halili (Nisma), Samidin Dauti (VV), Selami Saiti (AAK), Sherif Aga (Vakat), Selim Kryeziu (LDK) dhe Shaban Shabani (PDK) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.