Debat Pernime, Çair. Foto: Atdhe Mulla

Debat Pernime për Çairin

Përballja e kandidatëve për kryetarë të komunës së Çairit shënon fillimin e transmetimeve të DebatPernime për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni.

Debatet do të moderohen nga Jeta Xharra.

Në debatin e mbrëmshëm i cili u transmetua në TV ART CHANNEL të Tetovës në Maqedoni dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, u ballafaquan kandidatët që garojnë për kryetar të Komunës së Çairit: Visar Ganiu nga BDI, Faruk Avdiu nga Aleanca për Shqiptarët, Zeqirja Ibrahimi  nga Lëvizja BESA si dhe Idriz Orana i PDSh-së.

Pjesëmarrjen e ka refuzuar kandidatja e VMRO-së, Nermin Telovska.

Debatet për shtatë komuna në Maqedoni do të transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.