Bashkim Fazliu, NQF, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Bashkim Fazliu: Ferizajn do ta Bëjmë ‘Kaliforni të Vogël’

Kandidati i Nismës Qytetare për Ferizajn për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit, Bashkim Fazliu, premtoi se brenda tetë viteve do ta shndërrojë këtë komunë në “Kaliforni të Vogël”.

Këtë premtim ai e bëri në Debat Pernime.

Ai tha se programi i iniciativës qytetare që e drejton ka në fokus rininë dhe se “rikandidimi im është për hatër të rinisë”.

“Do t’i bëjmë 10 mijë vende pune me mentalitet të inovacionit. Çdo student 100 euro në vit qoftë në publik apo privat dhe çdo nxënësi në shkollë fillore e të mesme do t’ua heqim shpenzimet”, tha Fazliu.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).