Arbër Vllahiu, AAK, Hajvali. Foto: Facebook

Arbër Vllahiu Premton Ulje të Tatimit në Pronë

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, premtoi ulje të tatimit në pronë gjatë një takimi me banorë të Hajvalisë.

Vllahiu tha se Hajvalia përballet me shumë probleme dhe ka mbetur pa përkujdesje nga komuna e Prishtinës.

“Probleme shumë, pa një përkujdesje, infrastrukturë e parregulluar. Prishtina do të trajtohet në tërësinë e saj. E integruar dhe pa përjashtime. Ulje e tatimit në pronë. Ndihmesë për bizneset. Lirim nga tatimet për çdo biznes që drejtohet nga gruaja dhe punëson gratë”, tha Vllahiu.

Ai gjithashtu premtoi ndihmë për të gjithë ata që merren me bujqësi

“Prodhimi ta gjejë tregun e brendshëm dhe ta ndihmojmë. T’i japim garanca prodhimit vendor. Infrastrukturën do ta rregullojmë”, tha Vllahiu.