Tahiri: Do ta rrisim punësimin në komunat e Kosovës

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri tha në Debat Pernime tha se në qeverisjen e ardhshme të loalicionit AAK- PSD do të fuqizohet ekonomia dhe punësimi nëpër komunat e Kosovës.

“Në zhvillimin ekonomik lokal, ne kemi kriju zona ekonomike gjithandej Kosovës, kemi bartur 36 vendime për shpronësim, dhe kemi kalu ligjin më të rëndësishëm që ka të bëjë zhvillimin ekonomik local që ka të bëjë me dhënien dhe këmbim të pronës komunale. Në bazë të strategjisë tonë 2019 deri 2023 ne do ta rrisim punësimin nëpër komuna. Komunat më herët kanë qenë administrator ndërsa me këto vendime do të behën krijuese”, ka thënë Tahiri.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Anton Berishaj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.