Vuçiq në manastirin e Graçanicës | Foto: KALLXO.com

Vuçiq nuk Flet në Graçanicë (Video)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në manastirin e Graçanicës nuk u është drejtuar mediave.

Ai është pritur me rënie kambanash, të cilat u përzien edhe me sirenat e makinave të policisë që shoqëronin eskortën e presidentit serb.

Vuçiq në Mitrovicën Veriore ka thënë se është më mirë të bisedohet sesa të shkrepet vetëm një plumb.

Ai u ka bërë thirje serbëve kosovarë që të mbeten në vatrat e tyre e të mos largohen.

KALLXO.com gjatë tërë ditës ka ndjekur vizitën e Vuçiqit që nisi në mëngjes.