Vonohet seanca për dialogun, vetëm 10 deputetë në sallë

Seanca e jashtëzakonshme e paralajmëruar të filloj në orën 14:00 ende nuk ka filluar.

Kjo për shkak të voneses së deputetëve të subjekteve politike përveç atyre të LDK-së dhe LVV-së të cilët kanë lajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Aktualisht në sallën ku do mbahet seanca janë rreth 10 deputetë.

Në orën 14 ishte paraparë mbahet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Mëngjesin e sotëm kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen ku edhe u caktua mbajtja e seancës së jashtëzakonshme. Lëvizja vetëvendosje nuk mori pjesë në mbledhje, duke bërë kështu që të injoroj kërkesë e PAN-it dhe PSD-së.