Video: Fërkimet e Milaim Zekës me Adem Mikullovcin

Me këso fjalësh është karakterizuar njëri prej debateve të vetme gjatë punimeve të Kuvendit të Kosovës. Në nisje të kërkesës së tij për të marrë fjalën deputeti Milaim Zeka është porositur nga kryesuesi se nuk ka çfarë të thotë.

“Shprehja jote se kam çka të them ose s’kam çka të them nuk të lejohet si kryesues. Bëhu më serioz se edhe dje ke ba gabime po t’i kam falë për shkak të moshës dhe mos më detyro me e braktisë seancën”, ka thënë Zeka duke iu drejtuar Adem Mikullovcit.

Ai tutje ka porositur Avdulla Hotin që t’i menaxhojë “inatet ballkanike” të liderëve të partive.

“E porosis Avdullah Hotin mos të thotë se Kadri Veseli është dorëzu sepse inatet ballkanike janë shumë të mëdha e ai prej dorëzimit kalon në ç’dorëzim e thotë hajt pe kallim Kosovën e nuk po dorëzohna”, ka thënë Zeka.

Fjalimi i tij është ndërprerë nga kryesuesi Mikullovci me arsyetimin se nuk është koha për debat.