"Dita e Forcës" - Foto: KALLXO.com

VIDEO - ‘Dita e Forcës’ në FSK

Me rastin e Ditës së Forcës të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë hapur dyert për vizitorët në mënyrë që ata të shohin nga afër se si funksionon ushtria.

Kazermën ‘Adem Jashari’ në kryeqytet e vizitoi edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës , Rrustem Berisha i cili tha se muajin e ardhshëm pritet që pakoja e projektligjeve që e transformojnë FSK-në në ushtri të miratohet.

“Ashtu siç edhe kemi deklaruar leximi i parë i tri projektligjeve ka përfunduar është një procedurë e rregullte parlamentare dhe shpresojmë se muaji dhjetorë do të jetë muaji i miratimit të tri ligjeve edhe do të jetë muaji ku do të shndërrohet FSK-ja ose më mirë do të filloj procesi i tranzicionit” tha Berisha.

Sot përveç ministrit kazermën e kanë vizituar edhe shumë nxënës të shkollave të Prishtinës dhe vendeve përreth.

Ernas Musliu, nxënës në shkollën dëshmorët e Kombit që ka ardhur që ta vizitoj kazermën “Adem Jashari” tha se ndihet shumë i sigurtë duke i parë ushtarët e FSK-së.

“Sot kam ardhur ti vizitoj ushtarët e Kosovës , po më pëlqen shumë”, tha Musliu

Kurse nxënësja Ermira Berisha tha se ka ardhur ta vizitoj kazermën sepse në të ardhmen dëshiron që edhe vetë të bëhet ushtare

“Kam ardhur për ti vizituar ushtarët sepse kamë pasur shumë dëshirë sepse kam qejf që edhe unë të bëhem ushtare”, tha Berisha

Për KALLXO.com ka folur edhe nëntogeri Ardit Miftari i cili që 7 vite është pjesë e FSK-së dhe ka treguar pse ka vendosur të shërbejë në FSK.

“Ushtrinë më ka shty me zgjedh fakti dhe ndjenja për ,mbrojtjen e atdheut është një nder dhe privilegj i lartë për këtë arsye e kam zgjedhur FSK-në dhe mendoj të vazhdoj në FSK”, tha Miftari.

Ai tutje ka inkurajuar të rinjtë që të bëhen pjesë e FKS-së pasi sipas tij të jesh ushtar i kësaj force është një privilegj i madh.

“Mesazhi im për të gjithë të rinjtë që duan të i bashkëngjiten FSK-së kish me qenë që të bëjnë punë n e zellshme dhe të vinë me vullnet në FSK sepse me të vërtet është një nderë dhe privilegj i madhe ti shërbesh atdheut”, shtoi Miftari.