Kadri Veseli - FOTO KALLXO - 06.02.2019

Veseli për punësimet e inspektorëve të ATK-së: Edhe nga partia ime ka pakënaqësi

Ditë më parë, Administrata Tatimore e Kosovës i ka përzgjedhur 20 kandidatë të suksesshëm për pozitën inspektor tatimor.

E në lidhje me këta inspektorë KALLXO.com kishte raportuar se disa prej tyre janë familjar të njerëzve të politikës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se partia e tij nuk është e përfshirë në këto punësime dhe u zotua se do t’i ndalojë këto punësime.

“Nuk është mirë t’i atribuohet PDK-së. Nuk ka involvim të PDK-së të jem shumë korrekt, përkundrazi PDK, mirë është nëse është punësu dikush që i ka përmbushur kriteret profesionale, por të jeni të sigurt pikërisht edhe nga partia ime ka pakënaqësi për këtë konkurs edhe për tjera konkurse kam filluar ti vë fre kësaj pune por do t’i shkojë në fund kësaj”, tha Veseli.

KALLXO.com raportoi se në mesin e të punësuarve në ATK është edhe kushëriri i zv. ministrit të Ministrisë së Financave, Mustafa Grainca, Pajtimi.

Edhe kushëriri i zëvendësministrit të Financave punësohet inspektor në ATK

Po ashtu, KALLXO.com raportoi se në listen e të punësuarve për inspektor ndodhen edhe motra e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani si dhe një ish-kandidat i AAK-së për Asamblenë Komunale të Drenasit.

 

.

 

16 Maj 2019 - 20:55

Arbisa Shefkiu 16/05/2019 - 20:55
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend