Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Vushtrri, arrestohet i dyshuari për dhunë në familje

Dje rreth orës 07:00 në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe lëndim trupor.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë, pas një mosmarrveshje ka sulmuar dy viktima, një burrë dhe një grua, të cilët si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.