Foto-ilustrim

Vetura godet këmbësoren në vendkalim në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga një veturë afër kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

“Në vendkalimin për këmbësor është goditur një këmbësore. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve kujdestar lëndimet nuk janë serioze”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.

E lënduara është 16-vjeçe.

Ai shtoi se shoferi i veturës me urdhër të prokurorit është ndaluar për intervistim.