Të shtëna në Prishtinë ka të plagosur

Një konflikt ku janë përdorur edhe armët ka ndodhur para pak qastesh në afërsi të Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

Dëshmitarë të rastit i thanë KALLXO.com se gjatë përleshje në mes dy grupeve ka pasur të shtëna dhe dyshohet për persona të plagosur.

Kallxo.com mëson se në afërsi të menzës së studentëve njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

Në vend të ngjarjes janë filmuar njësi të shumta përfshirë edhe njësitë special.

Kallxo.com është duke pritur një përgjigje nga policia për të sqaruar ngjarjen.