Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Ramush Haradinaj viziton vendin ku e pa për herë të fundit vëllain dëshmor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur një pasdite emocionuese të premten teksa ka vizituar vendin në të cilin e ka parë për herë të fundit vëllain e tij Luanin, në pranverë të vitit 1997.

Haradinaj, ish-komandant i Zonës së Dukagjinit në UÇK, ka vizituar malin Qafë Mullarë në Pashtrik.

“Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997, në Qafë Mullarë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur tri fotografi.

Luan Haradinaj është vrarë më 6 maj 1997 në atë vend gjatë përpjekjes për të futur armatim nga Shqipëria në Kosovë.

 

Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook