Publikohet data kur bastoret mbyllen përfundimisht

Administrata Tatimore e Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar marrjen e licencave të bizneseve të lojërave të fatit.

“Me  datën 10 Maj 2019 hyn në fuqi ligji për ndalimin e lojërave të fatit, ATK njofton opinionin se ka filluar me revokimin e të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK, njofton se marrja e këtyre licencave hynë në fuqi nga data 10 maj 2019 dhe pas kësaj date çdo aktivitet i lojërave të fatit do të konsiderohet kundërligjor.

“Ky revokim i licencave  hynë në fuqi nga me datën 10 Maj 2019, dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit  sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.