Vjosa Osmani - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Presidentja do të shkojë në varrimin e Albright në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në varrim të Madeline Albright.

Lajmin e ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, ka thënë Kupina.