Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur biçiklisti

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40 në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar personin i cili dyshohet se deri sa ishte duke drejtuar një kombi Mercedes me targa vendore, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ka goditur biçiklistin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar për rastin.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”- ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

 

Aksident trafiku në Prishtinë, vdes biçiklsti