Paraburgim Dy të Dyshuarve për Terrorizëm

Kërkesën për paraburgim e kishte dorëzuar në gjykatë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas kësaj prokurorie F.B. dhe V. H. dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Të paraburgosurit qenë arrestuar më 4 janar në aeroportin e Prishtinës, ndërsa sot për ta u mbajt seanca e caktimit të masës së sigurisë.

Në Kosovë janë duke u zhvilluar disa procese ndaj të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizmin.