Komuna e Deçanit | Foto: Atdhe Mulla

Mbledhje Komemorative për Gazetarin Shpend Lokaj

Komuna e Deçanit së Bashku me Klubin e Gazetarëve të kësaj komune do të mbajë mbledhje Komemorative me rastin  e vdekjes së gazetarit Shpend Lokaj.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal.

Zyra për Informim dhe Komunikim e Kuvendit Komunal në Deçan në një njoftim në lidhje me këtë mbledhje, ngushëlloi familjen e gazetarit.

“Shkuarja në amshim e gazetarit shumëvjeçar, Shpend(Ahmet)Lokaj, i lindur më 21.08.1982 nga Lumëbardhi i Deçanit, është humbje jo veç për familjen, por edhe për gazetarinë dhe shoqërinë mbarë,” shkruan në Facebook zyrtarët për informim të Deçanit.

Lajmin për vdekjen e gazetarit Shpend Lokaj e bëri të ditur dje Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Lajmi për vdekjen e Shpendit e ka prekur të gjithë komunitetin e gazetarëve. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Shpendi ishte i përkushtuar në punën e tij si gazetar në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve,” thuhej në reagimin e AGK-së.

Redaktoi: Bekim Muhaxheri