Mladen Grujiçiq, kryetar i Srebrenicës

Kryetari Serb i Srebrenicës në 'Mëngjesin e Lutjeve' Bashkë me Trump-in

Mladen Grujiçiq, kryetari i ri i Srebrenicës, është ftuar të marrë pjesë në Mëngjesin e 65-të Kombëtar të Lutjeve, në shkurt, sipas websajtit të komunës.

Ngjarja – e cila në fakt përmban disa takime, dreka dhe darka – pritet që të drejtohet  nga Donald Trump, që deri në atë kohë do të ketë marrë detyrën si Presidenti i ardhshëm amerikan.

“Unë shpresoj se do të jetë një mundësi për të bërë kontakte me disa njerëz të rëndësishëm, dhe unë do të përpiqem të bëj diçka të dobishme për banorët e Srebrenicës”, tha Grujiçiq.

“Mëngjesi i Lutjeve” është mbajtur çdo vit në Ballon Ndërkombëtare të Hilton në Uashington të enjten e parë të shkurtit – në këtë rast, më 2 shkurt.

Organizuar nga anëtarë të Kongresit Amerikan dhe nga organizata e krishtere Fondacioni Fellowship, aty ka marrë pjesë çdo president amerikan që nga Dwight D. Eisenhower.

Grujiçiq është i pari kryetari serb-boshnjak i Srebrenicës që prej masakrës së më shumë se 7,000 burrave boshnjakë- muslimanë dhe djemve të këtij qyteti, nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1995.

Bashkia e Srebrenicës është shumë simbolike për boshnjakët, dhe edhe pse qyteti tani qëndron në entitet me mbizotërim serb të Bosnjës, është i banuar kryesisht nga serbët, më parë zgjedhjet për kryetar komune u fituan nga një kandidat boshnjak, sepse boshnjakët të cilët u larguan gjatë luftës patën të drejtë të votojnë në këtë qytet.

Megjithatë Grujiçiq doli fitimtar nga zgjedhjet lokale të 2 tetorit, duke mposhtur kryetarin boshnjak, Qamil Durakoviq.

Disa boshnjakë u mërzitën, veçanërisht pasi Grujiçiq në të kaluarën kishte komentuar se masakrat e vitit 1995 nuk përbënin gjenocid.

Ngjarja “Mëngjesi i Lutjeve” zakonisht përmban dy folës – i pari është presidenti, dhe i dyti një mysafir special identiteti i të cilit zakonisht nuk zbulohet deri në vetë ngjarjen.

Folësit e mëparshëm në këtë ngjarje kanë qenë ish-kryeministri britanik Tony Blair, këngëtari Bono nga U2 dhe Nënë Tereza.

Anëtarët e Kongresit Amerikan, kabineti dhe ambasadat e huaja në Washington janë tradicionalisht të pranishme, në mesin e më shumë se 3,000 të ftuarve.