Votimet për balotazhin 2017 - Foto: Atdhe Mulla

KQZ: 4 koalicione kanë aplikuar për zgjedhjet e 6 tetorit

Në Komisionin Qendror Zgjedhor deri në ora 24:00 kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje katër koalicione të partive politike.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi I KQZ-së, Valmir Elezi, menjëherë pas përfundimit të afatit.

Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (27 – 30 gusht) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë deklaruar këto parti politike se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit:

Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka;

Koalicioni AAK–PSD, i  deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate;

Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë; dhe

Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

Zëdhënësi i KQZ-së tregoi se afati për certifikimin e partive politike dhe i kandidatëve për zgjedhjet e 6 tetorit përfundon më 6 shtator në ora 24 :00.