Kosova në Programin Kundër Varfërisë

Kryeministri Isa Mustafa u takua sot me një delegacion të kësaj korporate të drejtuar nga Kamran Khan.

Organizata është agjenci qeveritare amerikane, ndërsa Khan është zëvendëspresident i saj.

Mustafa tha se nuk është e lehtë të përfshihet një vend në programin për largimin e varfërisë së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

“Reformat e arritura dhe rezultatet  pozitive në shumë fusha janë komponenta më e rëndësishme  që Kosova është  përzgjedhur të përfitojë nga fondet e MCC-së. Procesi i përzgjedhjes së shteteve përfituese nga MCC-ja është gjithmonë  një proces rigoroz dhe për t’u kualifikuar një shtet duhet të kalojë së paku 10 prej 20 indikatorëve domosdoshëm,” tha Mustafa.

Kamran Khan uroi Kosovën për përfitimin e ndihmës nga ky program.

“Sot është një ditë që t’i urojmë dhe që të kemi parasysh që kanë bërë përmbushje të mëdha. Kryeministri dhe delegacioni jonë kanë pasur një diskutim të hollësishëm dhe produktiv sa i përket hapave të radhës,  apo të ardhshëm. MCC-ja apo objektivat e MCC-së janë shumë të thjeshta dhe qëllimi jonë është që të largojmë apo zvogëlojmë varfërinë përmes zhvillimit”, tha Khan.

Mustafa, tha se do ta emërojë shumë shpejt koordinatorin nacional të Kosovës për MCC-në dhe një ekip teknik të ekspertëve kosovarë që do të zhvillojnë programin sipas udhëzimeve të kërkuara nga MCC-ja.

Edhe më 12 shkurt KALLXO.com ka shkruar  për anëtarësimin ë Kosovës në Organizatën Sfidat e Mileniumit.

http://kallxo.com/kosova-anetare-e-organizates-korporatat-e-sfidave-te-mileniumit/