Pritja për delegacionin e Ajovas | Foto: Facebook

Haradinaj: Populli i Kosovës krenar që ka në krah miqtë amerikanë

Në shenjë respekti për kontributin e tyre për Kosovën, Kryeministri Ramush Haradinaj, organizoi një pritje për delegacionin e Ajovas.

Haradinaj tha se marrëveshjet e reja në fusha të ndryshme të arritura me shtetin e Ajovas janë dëshmi se do të vazhdohet rrugëtimi i përbashkët.

Kryeministri në këtë pritje pranoi certifikatën e nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Ajovas për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Sonte, pata nderin të organizoj pritje për delegacionin nga Ajova që ishin me ne gjatë kësaj jave. Partneriteti ynë me shtetin e Ajovas u kurorëzua me një sërë marrëveshjesh të reja në fusha të ndryshme, që është dëshmi se ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ai më tutje konstatoi se populli i Kosovës është ktrenar që ka në krah miqtë amerikanë.

Kënaqësi e veçantë të pranoj certifikatën e nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Ajovas për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë. Zoti e bekoftë Ajovan, ShBA-në dhe miqësinë tonë të përhershme”, shkroi më tutje Haradinaj./21Media