Pamje nga hapja e Bienales ‘Mitrovica Print 2023’. Foto: Facebook/Tafil Peci.

Hapet bienalja e grafikës në Mitrovicën Veriore, artistja belge merr çmimin ‘Grand Prix’  

Artistja belge, Rita Vandevorst ka marrë çmimin “Grand Prix” në edicionin e 2-të të  Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, “Mitrovica Print 2023“, që u hap dje në Galerinë “Kadri Kadriu” në lagjen ‘Kroi i Vitakut” në Mitrovicën Veriore.

Një juri në përbërje: Fatmir Krypës, Fehim Huskoviqit dhe Burhan Ahmetit, përvec çmimin ‘Grand Prix”, ndau edhe çmimet tjera të bienales. Çmimin e parë e mori Daniela Savini nga Italia; Çmimi i dytë shkoi për Basri Mekollin nga Kosova; Çmimi i tretë iu dha Sezin Türk Kaya nga Turqia. Kurse Çmimi i nderit iu dha Rasim Vlasaliut nga Kosova.

Bienalja “MitrovicaPrint 2023“ konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Tafil Peci, themelues dhe kurator i bienales, “Mitrovica Print 2023“ tha në hapej të edicionit të 2-të se ky aktivitet ka bërë përvojë dhe ka krijuar një rrjetë të gjerë të emrave të spikatur të grafikës.

“Pjesëmarrja e shumë emrave të njohur të artit botëror   është e mirëseardhur për ne dhe  artdashësit e gjerë të vendit tonë, të cilët e kanë rastin të njihen me krijimtarinë e grafistëve nga vendet e ndryshme duke dhënë artdashësve vlera te çmuara te realizuare ne arritje teknike , tematike, permbajtosore dhe artistike një llojllojshmëri te katedrave te universiteteve nga te cilat artistet i përfaqësojnë,”- tha Peci në hapej të bienales.

Në edicionin e sivjetmë të bienales “MitrovicaPrint 2023“ veprat e tyre i kanë ekspozuar  mbi 90 rastistë nga 34 vende të ndryshme të botës, të realizuara në teknika të ndryshme të grafikes si: akuatinta, gjilpëra e thatë, seriografia, drugedhendja, litografia, mezotinta, edhe forma të shprehjes digjitale.

Bienalja “MitrovicaPrint 2023“ do të jetë e hapur më 20 dhjetor në Galerinë “Kadri Kadriu”.