Distria e argjendtë në Grand Prix-in e Zagrebit

Distria Krasniqi është mundur në finalen e Grand Prix të Zagrebit nga japonezja Utta Abe.

Megjithatë, garuesja nga Kosova rrëmbeu medaljen e argjendtë nga kjo garë masovike që po mbahet në kryeqytetin kroat.

Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë, u mundu nga japonezja Utta Abe.

Krasniqi deri në finale triumfoi ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari. Në çerekfinale, Distria eliminoi mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye, kurse, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan. / RTK