Distria Krasniqi mposht serben për të kaluar në gjysëmfinale të Grand Prixit

Distria Krasniqi mposht serben, kalon në gjysëmfinale të Grand Prixit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka mposhtur serben Andrea Stojadinov, për t’u kualifikuar në gjysëm finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Distria arriti ta mposhtë Stojadinovin për 1 minutë e 11 sekonda, në kategorinë 48 kg.

Vitin e kaluar në këtë kategori, Fjolla Kelmendi e kishte fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Krasniqi e kishte fituar të artën në kategorinë 52 kg.

Grand Prix Antalia vlen për pikë olimpike të Tokyo 2020.