Shfaqja ‘Zgjimi i pranverës’ merr çmim në festivalin e teatrit në Shkup

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës “Artpolis”, “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës ka marrë çmimin “Grand prix” në festivalin Ndërkombëtar të Teatrit (International Theater Festival), ITF –SkupiFestival.

Festivali ITF- SkupiFestival është mbajtur nga 17 deri më 22 shtatori në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Menaxhmenti i TKK-së, përmes një njoftimi për media ka njoftuar për çmimi që ka marrë shfaqja “Zgjimi i pranverës”.

Sipas TKK-së, shfaqja kosovare e mori çmimin “Grand prix” për konceptin e saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkëkohore teatrore.

“Pas shikimit të të gjitha shfaqjeve, juria e ITF (International Theater Festival) SkupiFestival, sjellë këtë vendim: Për shkak të konceptit të saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkëkohore teatrore, duke sjellur një “drejtim të ri” të shprehjes teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, Duke sjellë një ‘drejtim të ri’ të shprehjes teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, duke vepruar në fushën e “teatrit total”, duke përdorur muzikë, dramë, vallëzim dhe video, me aktrim që shtyjnë kufijtë e zakonshëm, duke përfshirë edhe reagimin e audiencës, Juria e Skupi Festival përzgjedhë “Zgjimi i Pranverës”, të autorit Frank Wedekind, me regji nga Zana Hoxha dhe prodhuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës  dhe Artpolis – Art dhe Qendra e Komunitetit, si: ‘Shfaqja më e mirë’, duke e shpërblyer me çmimin ‘Grand Prix’, në edicionin e katërmbëdhjetë të ITF SkupiFestivali”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

Shfaqja “Zgjimi i pranverës” është dhënë premierë në Teatrin Kombëtar në qershor të këtij viti. “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës u dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.