Ilustrimi: cio.com

Eurostat: Familjet e Kosovës kanë qasje në internet më shumë se ato të BE-së

Republika e Kosovës vazhdon të jetë vendi i vetëm i izoluar në Ballkan dhe me vështirësi ekonomike. Qytetarët nuk mund t’i qasen vendeve të Bashkimit Europian (BE) pa një vizë për to. Për dallim nga kjo, Kosova prinë në raport me vendet e BE-së për qasje në internet. Gjithashtu përkundër vështirësive ekonomike, Kosova është e para në rajon për shtimin e popullsisë.

Sipas publikimit të Eurostat-it në vitin 2018, Kosova ka përqindjen e familjeve që kanë qasje në internet në shtëpi më të lartën në Rajon (93%).

Kjo përqidje është më e lartë se edhe në vetë vendet e BE-së k(89%).

Po ashtu, te statistikat demografike, nataliteti (për 1 000 banorë) më i larti në rajon (16.8), krahasuar me vendet e BE-së (9.9); mortaliteti (për 1 000 banorë) në vitin 2017 ishte 5.4, që është më i ulët se në vendet e BE-së (10.3).

Kurse, proporcioni i nxënësve që regjistrohen në arsimin terciar (për 100 banorë), Kosova ka 7.0 krahasuar me vendet e BE-së (3.8).”.