Dëmet nga vërshimet në fshatin Radulloc të Klinës

Reshjet e vazhdueshme të shiut të kohëve të fundit në vend, kanë krijuar vërshime në fshatin Radulloc të Komunës së Klinës.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se vërshimet atij dhe bujqve të tjerë të këtij fshati, u kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Zef Duhanaj nga ky fshat tregoi se dëmet, përveç në toka bujqësore, janë përcjell edhe me dëmtime të rrugëve.

Sipas tij ata disa herë kanë bërë kërkesë në komunë për këtë çështje por që nuk kanë marrë ende përgjigje.

“Disa herë kemi bërë kërkesë por askush deri sot nuk ka dal me i vlerësuar dëmet”, tha Duhanaj.

Ai thotë së si pasojë e vërshimeve të mëdha ka pasur dëme të konsiderueshme në pronat e banorëve.

KALLXO.com për këtë çështje ka kërkuar informacion nga Komuna e Klinës, por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kemi pranuar përgjigje.

Më poshtë gjeni fotografitë e dërguara nga qytetarët për dëmet e shkaktuara.