Buxheti Kalon

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan buxhetin e shtetit për vitin 2016.

Me 78 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e koalicionit qeveritar dhe ata të komuniteteve pakicë i dhanë mbështetje buxhetit.

Votimi u bë në seancën e cila po zhvillohet në një sallë të improvizuar pasi ata u tërhoqën nga salla e rregullt e Kuvendit për shkak të tensioneve.

Buxheti i Kosovës për vitin 2016 është 1.6 miliard euro.