Dua Lipa gjatë një koncerti. Foto: Dua Lipa/Facebook
Behgjet Pacolli për Dua Lipën: Nuk të bën profet fshati yt
14.8.2018 - 10:54
Zëvendëskryeministri, njëherit ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli është marrë me numrin e fansave pjesëmarrës nëpër koncertet e këngëtares shqiptare Dua Lipa.
Pacolli përmes Facebook-ut, ka krahasuar koncertin e Lipës në Prishtinë, me atë të para një dite që e ka mbajtur në Budapest, e që për perfomancen e këngëtares ishin mbledhur rreth 75 mijë njerëz, krahasuar me Prishtinën ku pjesëmarrës ishin mbi 12 mijë fansa.
Këtë fakt, Pacolli e ka vlerësuar me thënien “Nuk të bën Profet fshati yt”.
“Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.