Bastiset shtëpia e këshilltarit serb në Ranillug

Policia Speciale e Kosovës ka përfunduar bastisjen në fshatin Korminjan, në shtëpinë e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Ranillugut, Ivan Ristiq.

“Kërkimi zgjati tre orë të plota dhe oficerët e policisë u larguan nga prona ime”, tha Ivan Ristiq për RTV Puls nga Shillova.

Ristiq duke folur rreth motiveve të bastisjes së shtëpisë, deklaroi se nuk kishte marrë asnjë përgjigje, por sipas tij, policia po kërkonin armë të cilat, siç u shpreh, ‘nuk i posedon’.

Policia e Kosovës ishte urdhëruar nga një gjykatë, duke shtuar se ata do të lëshonin detaje pasi përfundimit të aksionit.