Presidenti amerikan, Donald Trump - Foto: REL/AP

Trump Paralajmëron Rusinë: Nuk mund t'i Ndalni Raketat në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë janë përkeqësuar më shumë se sa në kohën e luftës së ftohtë.

Përmes Twitter, Trump iu përgjigj paralajmërimeve të Rusisë se do të ndalohen raketat në Siri.

“Rusia është betuar se do të rrëzojë të gjitha raketat e drejtuara në Siri. Bëhu gati Rusi sepse ato do të vijnë, të mira, të reja dhe të ‘mençura’. Ju nuk duhet të jeni partner me një Kafshë që vret me gaz, që mbyt popullin e tij dhe kënaqet me të”, shkroi Trump.

Ai po ashtu bëri thirrje për bashkëpunim nga ana e Rusisë.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë më të këqija se sa kanë qenë ndonjëherë dhe kjo përfshin Luftën e Ftohtë. Nuk ka arsye për këtë. Rusisë i duhemi që ti ndihmojmë me ekonominë, diçka që do të ishte shumë e lehtë për ta bërë dhe duhet që të gjitha shtetet të punojnë bashkë. Ndaloni garën me armë?” shkroi ai në një ‘tweet’ tjetër