Thaçi në Francë për promovimin e librit “Lindja e një demokracie”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar promovimin e librit të autorit francez Jacques Baudouin, i cili sipas Thaçit, ka botuar një libër për Kosovën që “pasqyron sfidat nëpër të cilat kemi kaluar si popull, para dhe pas krijimit të shtetit tonë”.

Titulli i këtij libri është “Lindja e një demokracie”, libër ky i cili është promovuar sot në Paris të Francës.

Thaçi në Facebook ka njoftuar se parathënien e këtij libri e ka shkruar Bernard Kouchner.

“Vërtet kemi pasur momente të vështira në Kosovën e pasluftës me administratorin Koushner, por e falënderoj shumë për kontributin e tij të madh. Pa mbështetjen e madhe ndërkombëtare, sot Kosova nuk do të ishte atdhe i të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve. Bashkë e kemi ndërtuar paqen, të cilën tash edhe po e forcojmë!”, ka shkruar Thaçi.

ETIKETA

09 Nëntor 2018 - 18:58

Liridona Ademaj 09/11/2018 - 18:58
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend