Presidenti Hashim Thaçi | Foto: Atdhe Mulla
Thaçi: Guterres Kontribuoi për Çlirimin e Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi uroi Antonio Guterresin të zgjedhurin sekretar të përgjithshëm të OKB-së.
Kështu bën të ditur Zyra për Informim e Presidencës.
Thaçi në urimin e tij ka thënë se Guterres ka kontribuar në vitin 1999 në çlirimin e Kosovës.
Më tutje në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet edhe se Kosova do të mbetet e përkushtuar për të punuar me sekretarin e zgjedhur Antonio Guterres dhe Kombet e Bashkuara.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të punuar me sekretarin e zgjedhur Antonio Guterres dhe Kombet e Bashkuara për të mirën e paqes dhe prosperitetit në mbarë botën”, thuhet në njoftim.
Urime për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së ka bërë edhe Kryeministri Isa Mustafa i cili kishte shprehur bindjen se Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme në Kombet e Bashkuara.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur gjatë ditës së enjte ish-kryeministrin portugez, Antonio Guterres, si sekretar të përgjithshëm i OKB-së.
Guterres do të fillojë punën si sekretar përgjithshëm më 1 janar të vitit 2017, meqë deri atëherë mandatin e ka Ban Ki-moon, i cili në këtë post është zgjedhur për dy mandate pesëvjeçare.