Foto-ilustrim – Foto: Policia

Tenton të fshehë substancën narkotike, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka arrestuar një burrë, pasi që i njëjti  me të vërejtur patrullën policore ka hedhur në tokë një qese me substancë të dyshuar narkotike të  llojit marihuanë me peshë 102 gram.

Tutje policia sqaron se gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur edhe 0.21 gram  narkotikë.

Sipas policisë  sasia narkotike është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.