Zyrtarët nga Twitter-i: Nuk i besojmë Elon Musk, kërkojmë proces gjyqësor

Për avokatët e Elon Musk, klienti i tyre “ka rënë dakord të bëjë” atë që kërkoi kompania. Në dokumentin e së enjtes, ata thonë se presin që marrëveshja të mbyllet “rreth 28 tetorit”.

Megjithatë asgjë nuk ka mbaruar, saga e marrjes së Twitter-it vazhdon. Gjegjësisht, pasi miliarderi Elon Musk tha se synon ta përfundojë blerjen e Twitter-it deri në fund të muajit, Twitter tha se ata “nuk duan ta marrin një PO si përgjigje”. Ata po kërkojnë që marrëveshja të konfirmohet në gjykatë sepse nuk besojnë se Musk do të bëjë vërtet atë që e nisi, ose më mirë do t’i paguajë aksionarët, por ata mendojnë se ai mund ta vonojë përsëri të gjithë procesin.

Në muajin prill, Musk bëri një ofertë për ta blerë Twitter-in me vlerë 44 miliardë dollarë, më pas ai hoqi dorë nga marrëveshja. Twitter e paditi atë, duke i kërkuar të zbatonte atë që ishte ofruar. Pak para gjyqit, Musk deklaroi se ai do të blinte Twitter-in dhe se një proces gjyqësor nuk ishte i nevojshëm. Por Twitter nuk beson më në zbatimin e marrëveshjes dhe dëshiron që gjykata të vendosë që Musk duhet ta blejë Twitter.  

Në kërkesën e tij gjyqësore, Twitter tha se e kundërshton pezullimin e procesit gjyqësor, duke e quajtur një veprim të tillë “një ftesë për të keqen dhe zvarritjen e mëtejshme”. Ata thanë se nuk i besonjnë premtimeve të Musk, duke vënë në dukje se një bankë që ndihmoi në financimin e marrëveshjes dëshmoi këtë javë se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga Musk për të ecur përpara me një plan për të blerë Twitter-in.

“Derisa Musk të angazhohet të mbyllet, Twitter ka të drejtë të kalojë ditën e tij në gjykatë”. Musk ishte planifikuar të merrej në pyetje këtë javë në përgatitje për një proces gjyqësor që do të fillonte më 17 tetor. Gjyqi tani është shtyrë për në 28 tetor për t’i dhënë mundësinë një marrëveshjeje jashtë sallës së gjyqit, sipas një dosjeje gjyqësore. Aksionet e Twitter e mbyllën ditën me më shumë se 3 për qind rënie, mes dyshimeve të investitorëve se marrëveshja do të realizohej./Vecernji.hr

Përgatiti: Nuhi Shala