Veturat me më së shumti kilometra të përshkuara

Sipas një studimi të kryer nga CarVertical në tregun e automjeteve të përdorura, automjetet Volvo, Mercedes dhe BMW kanë kilometrazhin më të lartë mesatarisht. Kjo është një mesatare prej më shumë se 260,000 km.

Sipas tyre, është interesante se pronarët e automjeteve Nissan i ngasin mesatarisht më pak kilometra.

Një sondazh i ri, i cili u krye nga CarVertical në fund të vitit të kaluar në tregun e Evropës Lindore me theks në tregun rumun, zbulon se cilat janë automjetet me kilometrazhin mesatar në tregun e automjeteve të përdorura.

Studimi tregon se Volvo, Mercedes dhe BMW janë markat, automjetet e të cilave mesatarisht kanë kilometrazhin më të lartë. Kjo nuk është veçanërisht e habitshme, sepse këto brende prodhojnë automjete të klasit të lartë të destinuara për vozitje në distanca të gjata.

Automjete të përdorura 15-vjeçare

Ndër automjetet me standarde Euro 4, të prodhuara 15 vite më parë, të cilat janë kontrolluar në këtë platformë online, automjetet Volvo janë kampione në këtë drejtim me një kilometrazh mesatar prej 260,471 kilometrash. Marka suedeze ndiqet nga automjetet Mercedes me një kilometrazh mesatar prej 233,787 km, dhe BMW është pak prapa në vendin e tretë me një kilometrazh mesatar prej 233,518 km.

Nëse, në të njëjtën kategori moshe, shikojmë markat e automjeteve me më pak kilometra të kaluara mesatarisht, Nissan është në vendin e parë me 164,431 kilometra. Marka japoneze pasohet nga Peugeot (171,401 km) dhe Opel (174,154 km).

Automjete të përdorura 10-vjeçare

Në kategorinë e automjeteve 10-vjeçare, automjetetet e markës Škoda me një kilometrazh mesatar prej 208,617 kilometrash kryesojnë renditjen në distanca të gjata. Automjetet e markës çeke pasohen sërish nga Volvo (208,428 km) dhe Mercedes (198,383 km).

Në anën e kundërt, për automjetet e prodhuara në vitin 2013, Nissan është sërish prodhuesi me më pak kilometra të udhëtuara mesatarisht (139,083 km), i ndjekur nga makinat Fords (157,394 km) dhe automjetet Toyota (160,384 km).

Automjete të përdorura 5-vjeçare

Në kategorinë më të re të automjeteve të përdorura, pesë vjeç me standardin Euro 6, vendin e parë me kilometrazhin më të lartë e zë Peugeot me një mesatare prej 136.960 kilometrash. Në vend të dytë renditet Škoda, katërrrotat e së cilës “shkelin” një kilometrazh mesatar prej 136,666 km, dhe në vendin e tretë janë automjetet me distinktivin Opel (127,859 km).

Së fundi, sa i përket automjeteve të prodhuara në vitin 2018, Nissan është prodhuesi, automjetet e të cilit, përsëri, e mbulojnë kilometrazhin më të vogël në projekt (75,749 km). Pas prodhuesit japonez janë Toyotas (77,083 km) dhe automjeti Volvo (87,999 km)./Klix.ba