Mercedesi E-Class, automjeti i parë me TikTok dhe me kamerë selfie

Në ditët e sotme, sedanët nuk tërheqin shumë vëmendje dhe dashuri, shumica e tyre tashmë janë në “pension” për ta liruar kapacitetin e prodhimit për SUV-të e njohura, por kjo nuk vlen për sedanët luksozë të Mercedes, ndër të cilët veçohet modeli E-Class. 

Mercedes nuk bëri ndryshime të mëdha në rastin e modelit E-Class për vitin e 2024, por e rifreskoi pamjen e tij dhe ofroi motorë të rinj, më efikasë me teknologji hibride. Por nga ana teknologjike, E-Class është “ngarkuar” me truqe dhe “lodra” interesante teknologjike, shkruan Engadget.

E-Class u bë automjeti i parë Mercedes me një kamerë selfie, por edhe automjeti i parë në botë që ofron qasje në TikTok, WebEx dhe Zoom përmes pultit.

Automjeti është gjithashtu i pajisur me sisteme të shumta ndihmëse për shoferin dhe të gjitha tiparet luksoze që priten nga Mercedes./Engadget

Përgatiti: Nuhi Shala