Përmes WhatsApp, transferim të dhënash nga Android në iOS

 

Sipas raporteve të fundit, Facebook po zhvillon opsionin për të transferuar të gjitha bisedat nga një telefon i mençur në tjetrin.

WhatsApp po zhvillon një mënyrë krejtësisht të re në të cilën përdoruesit do të jenë në gjendje të ndërrojnë bisedat nga iOS në Android, raportOJNë WABetaInfo dhe 9to5Google. Kjo karakteristikë e re mund të rregullojë një nga problemet më të mëdha me iPhone dhe Android – pamundësinë për të ndërruar bisedat e ruajtura midis platformave. Detajet mbi zhvillimin e veçorive në programin WhatsApp janë shfaqur që nga prilli.

Imazhet e ndara nga ëABetaInfo tregojnë opsionin Transfer ëhatsApp chats from iOS to Android në versionin e fundit të WhatsApp për iOS. Imazhi i dytë tregon një ekran që u kërkon përdoruesve të lënë iPhone të hapur për kohëzgjatjen e transferimit.

Shumica e dëshmive, në çdo rast, tregojnë se Facebook po punon në një sistem për transferimin e bisedave nga iPhone në Android, megjithëse ka informacion që do të zhvillohet softuer i transferimit të kundërt.

Mjeti i ri i transferimit të bisedave i WhatsApp mund të jetë pjesë e nismës Transfer to Android’, një lloj përgjigje ndaj softuerit të Apple për të ti transferuar bisedat nga Android në iOS i quajtur ‘Transfer to iOS’.

Raporte të tjera sugjerojnë gjithashtu se WhatsApp po punon për të zhvilluar mbështetje për të punuar në pajisje të shumta në të njëjtën kohë, duke transferuar bisedat midis numrave, megjithëse nuk dihet kur ndonjë nga këto karakteristika të reja do të bëhen të disponueshme.

Linku: https://9to5google.com/2021/07/26/whatsapp-chat-android-ios-data-transfer-tool/